Nesër Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë në orën 17 00 kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të ‘grushtit të shtetit’ që sipas tij do të shpartallohet.

Lidhur me këto thirrje të forta të presidentit, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është kurdisur si orë në Shkodër, për ironizuar Metën duke publikuar një foto të seancës të vitit 2006 kur Partia Demokratike ishte në pushtet, dhe Meta në opozitë me PS “humbi durimin” dhe tentoi ta sulmojë.

Sa herë kryeministri Edi Rama gjendet me shpatulla pas murit del dikush duke bërtitur dhe u çjerrë në fytyrë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. “Më shihni mua, nuk jam çmendur, jam në punë”

Prej 7 vjetësh tashmë shqiptarët u mësuan të qeverisen nga njerëz që kanë dosje penale të pasur, brenda të cilave gjallojnë fletë me akuza dhe dënime gjithfarëshe: vrasje, vjedhje, përdhunim, trafik dr oge. Sidomos trafik dr oge.

Dhe në këtë kontekst është e vështirë ti dalësh në krah Edi Ramës, as të tijtë nuk dalin në media dot për ta mbrojtur ose justifikuar, por ndonjë emër gjendet gjithmonë në defteret e qeverisë.

/faktor.al/