REPORT TV ka zbardhur ekskluzivisht dokumentin e prokurorisë me akuzat dhe provat ku është bazuar në arrestimin e botuesit dhe pronarit të UET, Henri Çili së bashku me kunatin e tij dhe personat e tjerë që janë përfshirë në këtë skemë.

Por si ishte organizuar skema e mashtrimit nga Henri Çili për familjarët e dy vëllezërve Aliko në Lazarat dhe Yzeriajt në Mallakastër për premtimin se do të ndikonte në uljen e dënimit të tyre.

Në këtë skemë të ngritur nga kunati dhe që më pas Çili pranoi të ishte drejtuesi i saj, sipas prokurorisë, familjes Aliko i janë marrë 750 mijë euro dhe asaj Yzeiraj 75 mijë euro.

Por si u futën në lojë vëllezërit Fishta nga Shkodra? Sipas prokurorisë, me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me të mashtruarin, familjen Aliko, Besnik dhe Siet Fishta kanë pranuar që të bashkëpunojnë në falsifikim duke e paraqitur shpërblimin me dy apartamente, si dhurim formal, ndërsa më pas botuesi telefoni drejtuesen e hipotekës së Shkodrës, Elsa Tusha në 3 shkurt për të përshpejtuar procedurat.