Papa Françesku u rikthye sot pas shqetësimeve se Ati i Shenjtë ishte i sëmurë. 83 vjeçari u shfaq në dritaren e Pallatit Apostolik të Vatikanit, ku ju drejtua mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, për mesazhin dhe bekimin e tij të së dielës.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike pas meshës në Romë, ku ai u pa duke u kollitur dhe teshtirë. Mirëpo, edhe gjatë ditës së sotme, Papa u pa duke u kollitur, duke krijuar frikë për shëndetin e 83 vjeçarit

Ndërkohë, Italia po përballet me përhapjen masive të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani 29 viktima