Pas 9 orëve seancë maratonë, gjyqtari i gjykatës së Përmetit Dritan Hasani ka liruar nga qelia botuesin dhe pronarin e UET Henri Çili, i cili u arrestua dy ditë më parë me 6 akuza, por tashmë do të hetohet dhe gjykohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje

Nga 31 personat që sot dolën para gjykatës, gjyqtari ka shqyrtuar dhe dhënë vendimet për 29 prej tyre, teksa 16 vendosi ti linte në burg, 11 në detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpi.

Për 2 të tjerët, biznesmenit Sait Fishta do i komunikohet masa nesër në spital ku ndodhet në Tiranë, ndërsa për administratorin e pronave të Çilit, Betim Shkupi do të vendosë një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani deklaroi se ka konflikt interesi duke qenë se kanë qenë shokë në fakultet