Policia e Tiranës konfirmon se fëmija i gjetur sot i mbytur në një kanal, pranë banesave sociale në Shkozë, është vogëlushi i denoncuar i humbur nga prindërit më 17 shkurt të këtij viti.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i 4 vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës.