Skënderbeu e ndëshkon në minutën e 93, Vllaznia duartroket korçarët

Skenderbeu ndeshkon Vllaznine ne minuten e 93 fale golit te shenuar nga Krasniqi. Nje fitore qe u jep krahe korçareve nderkohe qe do ti kushtoje rende Vllaznise kjo humbje.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me dy ndryshime ne formacion teksa trajneri Jonuz i ka besuar Gurishtes ne qender te mbrojtjes dhe po ashtu Krujes ne mbeshtetje te sulmit, nderkohe qe Skenderbeu eshte kunderpergjigjur duke hedhur ne fushe nje 11 me karakter aspak difensiv.

Ne minuten e 30 eshte nje aksion shume i bukur i Vllaznise, Kruja pason sakte tek Lika qe gjuan por pret Koliçi ne pozicion. Provon edhe Junior pak sekonda me vone megjithate ne krahun tjeter zgjohet Bregu qe ve ne prove Efremov qe reagon mire dhe grushton topin ne goditje kendi.

Nderkohe ne minuten e 36 kemi nje zevendesim te detyruar tek Vllaznia. Ramadani demtohet dhe detyrohet te lere fushen e lojes duke u zevendesuar nga Shehi i cili ze vend ne qender te mbrojtjes dhe sposton Gurishten ne mesfushe.

Ne minuten e 43 pas nje goditje denimi, Mensah me koke ve ne prove portierin Efremov qe reagon sakte duke e pritur topin ne nje moment delikat.

Pjesa e dyte nis me nje rast shume te mire te Vllaznise. Ne minuten e 51 Lika kroson nga e djathta per Junuior qe gjuan me koke dhe topi duket se perfundon ne rrjete por ne fakt shkon ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes korçare.

Ne minuten e 53 pas nje kundersulmi te shpejte, Bregu me nje gjuajtje me te majte rrezikon seriozisht porten e Efremov. Vllaznia nderkohe kryen edhe levizjen e dyte duke futur ne loje Sidorencon per Krujen para se te aktivizonte me vone edhe Shtubinen per Hygor.

Ne minuten e 64-te eshte Mensah qe provon te godase dhe serish grushton Efremov.Ne minuten e 67 rast i mire per Vllaznine. Junior pason tek Lika qe gjuan me te djathten dhe reagon mire portieri Koliçi duke e derguar topin ne korne.

Arbitri Kola akordon tre minuta shtese dhe gjate tyre Bregu ka pasuar tek Krasniqi qe gjuar fort dhe shenon pikerisht ne minuten e 93.

Leave a Reply

Your email address will not be published.