Presidenti Ilir Meta vijon fushatën e ftesës së shqiptarëve për të marrë pjesë në tubimin që do të zhvillohet pasditen e 2 marsit në Tiranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Kreu i shtetit ka shpërndarë një postim të artistit Niko Dhales, i cili thotë se do të jetë i pranishëm në tubimin e së hënës pasdite.

“Une po nisem nga Parisi per ne Tirane duke ju bashkuar thirrjes se presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutes, librit te shenjte te demokracise” shkruan Niko Dhales.