Mbi 8 mijë banorët e fshatrave të njësisë administrative Dajç në bashkinë e Shkodrës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra.

Madje banorët kanë improvizuar vetë kundërpesha të varura tek telat elektrikë për të shmangur të paktën masën e telave për shkak të erës.

Ky është një problem shumë serioz për 10 fshatrat e njësisë administrative Dajç që nuk kanë parë ndërhyrje që nga viti 1967, kur janë vendosur për herë të parë. Është një rrjet i amortizuar në të gjitha aspektet, shumë problematik. Njerëzit shpesh herë ngelin pa energji elektrike për shkak të një ere të lehtë apo lagështirës u shpreh Gjovalin Darragjati, administrator i NJA/Dajç.

Edhe pse politikanët nga të dyja kahet politike premtojnë investime në shpërndarjen e energjisë, për çdo fushate elektorale, Dajçi vazhdon të vuajë prej dekadash furnizimin e dobët me energji A2news