Genc Sejko, i njohur si njeriu i memeve ka ironizuar arrestimin e botuesit Henri Çili. Në një status në Facebook, ai ka publikuar një foto të ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut që është edne në kërkim nga policia. Mbi foto Genci shkruan se kjo është një përshendetje.

“Përshëndes arrestimin e Çilit,”- shkruan Sejko mbi foton e Kajmakut.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.