Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet nga gazetarja e Fax News, lidhur me letrën e 8 socialistëve, që i janë drejtuar kongresit për ndryshime në drejtimin e partisë.

Rama tha se e ka top shtëpinë e socialistëve, dhe se nuk mund të ketë të vjetër dhe të rinj në parti, duke iu shmangur një përgjigje direkte për pyetjen.

Nga ana tjetër lidhur me pyetjen e dytë që u adresua nga Fax News, se a ka një datë fikse për rindërtimin, Rama tha se do të nisë puna në terren brenda pranverës.

Nuk ka socialistë të vjetër, socialistët janë gjithmonë të rinj. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist do të thotë që të mos jesh asnjëherë i vjetër. 

Unë jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpitë top, kështu që kur e ke shtëpinë top, të tjerat janë luks. Të gjitha diskutimet e tjera pastaj janë luks

Sa i takon datës ju doni një datë tamam, kaq e aq, e kaq e kaq, dmth ka një afat për të marrë ofertat, bën një marrëveshje kuadër dhe fillon puna. Datë tamam nuk mund tiu jap por jemi shumë afër fillimit, pritet që puna të nisë në pranverë pasi dhe kushtet janë më të përshtatshme. 

Brenda pranverës do të nisë dhe punë në spitalin e Laçit. Në vigjilje të 1 Janarit 2021 të gjithë ata që kanë banesa private do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja u shpreh Rama.