Në testamentin e Nexhmije Hoxhës kushtuar fëmijëve të saj, Ilirit dhe Teutës, por jo Sokolit, ajo flet për ndjenjat e saj si nënë, këshillat për ta dhe fëmijët e tyre, ndërsa në asnjë moment nuk përmend pasurinë materiale. Letra është publikuar në gazetën “DITA” ku ndër të tjerash shkruhet:

Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni bekimin e nënës

Martesën e Sokolit me Liljanën, të cilët mediat shkruan sot se nuk morën pjesë në varrimin e saj, Nexhmija madje e cilëson si fatkeqësi të familjes

Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti.

Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko moral