Shqipërinë e pret një mot i ashpër me erë të fortë dhe me temperature të ulëta. Sipas “Meteoalb” kushtet atmosferik në vendin tonë pritet të përkeqësohen duke niur që nga mbrëmje sotme. Nesër, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura.

Reshje të shumta shiu do të ketë në zonën e veriperëndimit dhe jugut të vendit tonë, ndrësa në në zonat bregdetare erërat pritet të jenë të forta. Në Durrës pritet që era të arrijë shpejtësinë deri në 12 metër në sekondë në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.

Temperaturat do të jenë në varësi mesatare nga 6 deri në 8 °C, ndërsa era, mesatarisht do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. Në lidhje me këtë situatë, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar të gjitha mjetet lundurese që të kenë kujdes pasi era e fortë mbetet mjaft e rrezikshme. Pikërisht era e fortë bëri që dy tragete të përplaseshin mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, aksident që përfundoi pa të lëdnuar por vetëm me dëme materiale.