Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama e ministri i jashtëm rus, Lavrov iu përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe se sa do të ndikojë kjo vizitë në Moskë e kreut të qeverisë shqiptare.

Nuk është sekret por fakt që marrëdhëniet tona janë në mjaft nivele mjaft të ulëta. Më tha ambasadori rus që Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur një telefonatë të vetme prej shumë vitesh, kam përshtypjen prej Stalinit, sepse kur iku Stalini ju lamë dhe ne. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lere më vizitë apo trajtime. Nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilin jemi përkrahur ndonjëherë, është konkurrent jo armik. Kemi shumë gjëra për të bërë pa pretenduar, të ndryshojmë themelet dhe pa pretenduar që të ndryshojë Rusia. Jemi të qartë për këtë. Ne do të përpiqemi që të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të vijojmë të lexojmë së brendshmi enciklopedinë e punëve të jashtme” u shpreh Rama, por në përgjigje mori nga ministri Lavrov firmosjen e marrëveshjeve në 2004, për të cilat, shefi i diplomacisë ruse tha se nuk janë ratifikuar ende.

“Me gjasë ajo çfarë ju përmendët është reale. Por në 2004 bëra një takim në Tiranë e më pas nënshkruam një traktat miqësie e bashkëpunimi me ministrin e jashtëm të asaj kohe, nuk u ratifikua sepse pala shqiptare e harroi, por fakt është se ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të vijojmë me komunikimet dhe ne do të komunikojmë nëpërmjet telefonatave për zhvillimet e OSBE” u shpreh Lavrov, i cili mori sakaq premtimin e kreut te qeverisë shqiptare se do të shohë këtë cështje me të mbërritur në Tiranë.

Në fakt telefonatat që nuk janë bërë që nga koha e Stalinit do të bëhen me ju. Ka pasur një marrëveshje po, por diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme nuk është se duhet hequr nga qeveria aktuale. Unë bëj çfarë them theksoi Rama.