Një histori dashurie që nuk u mbyll me trëndafila të bardhë, oriz, dhe plane për t’u plakur bashkë buzë detit, me një qen, libra dhe nipër e mbesa që vizitojnë gjyshërit

Ervin Janji nga Fieri dhe Volgana G, nga Lushnja i kanë dhënë fund dashurisë së tyre dhe ky tashmë nuk është vetëm një problem mes çiftit, por mes të gjithë miqve të tyre në rrjetet sociale. Ervini, që prej momentit të ndarjes ka arritur t’i mbajë adresat e vajzës në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë thirrje që ajo të kthehet Por jo vetëm kaq.

Dosja.al arriti të ruajë momentet kur i riu dogji LIVE në Facebook, makinën që i kishte blerë dhuratë Volganës, por ajo ia ka kthyer mbrapsht. Shkak për ndarjen sipas të riut, është materializmi i vajzës.

Historia e të dyve ka ngjallur reagime në rrjet, dhe miq e të afërm i bëjnë thirrje Ervinit që të ndalojë me postimet dhe me situatën ku ka futur veten pas ndarjes.

Por ky i fundit, vazhdon. Pa ndalim përsërit e përsërit thirrjen që vajza të kthehet, pasi edhe diplomën nuk ia ka djegur ende. Ndërkohë që një kushëriri i tij, i thotë se duhet të ishte kujtuar pak më herët, pasi dhe persa i perket gjerave materiale qe te ka kerkuar qe ne mengjes aty e donte  gesheren Por e verteta eshte se vetem ne hene se ke cuar. Por nga keto gabime duhet te mesojme