Universiteti ka publikuar ditën e hënë një vendim, ku i kthen paratë mbrapsht të gjithë studentëve që kanë paguar tarifën e plotë

Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve, me mesataren e ponderuar mbi 6, me apo pa provime të mbartura, janë përfitues të reduktimit në masën 50 % të tarifës vjetore të shkollimit.

Studentët të cilët kanë paguar tarifën e plotë dhe plotësojnë kushtin si më sipër, janë të lutur të paraqesin kërkesë më postë në adresë të universitetit, nga data 24 shkurt deri më 31 mars për rimbursimin e tyre.

Dokumentet që duhet të dorëzojnë me postë. Kopje  kartës së identitetit Fotokopje e mandatit që kanë kryer pagesën. Numër IBAN. Postimi duhet të ketë adresën Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi Sheshi 2 Prilli, Shkodër.