Sërish me një mesazh për qytetarët, kryeministri Rama bën thirrje që të mos ketë panik për koronavirusin, që në Shqipëri fatmirësisht nuk ka asnjë rast me të prekur.

Nga mesazhi i mëngjesit ku shkruante se koronavirusi nuk luftohet me politikë, Rama shkruan së fundmi në Facebook se duhet ndjekur këshillat e thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe të shmangim siç shkruan ai; telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin dhe panikun.

Do ta kalojmë edhe këtë flamë së bashku, shkruan kryeministri Rama, duke nënkuptuar edhe situatën e vështirë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la 51 viktima dhe qindra shtëpi të shkatërruara.

Më poshtë keni dhe një video informuese për ata që ende nuk dinë masat që duhet të marrin.

NUK KA VEND PËR PANIK!

JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN

DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU