Njerëzit empatikë i ndiejnë shumë thellë emocionet e njerëzve të tjerë. Kjo shpesh mund të jetë dërrmuese apo edhe e dëmshme. Shumë empatitë mund të mbingarkohen lehtë me atë që ndodh në boptën e jashtme, edhe pse kjo mund të mos ketë të bëjë aspak me ta.

Në një gjendje të pavetëdijshme, një njeri empatik do të përjetojë ndjenjat ose dhimbjet e të tjerëve, qoftë shqetësimi, trishtimi, zemërimi! Çdo dhimbje fizike që e shoqëron atë,  mendon se janë ndjenjat ose sëmundja e tij/saj. Është mjaft konfuze sepse ky person nuk do të kuptojë se çfarë është ajo që e bën atë të ndjehet në atë mënyrë. Mund të jetë e papritur dhe një ndjesi jo e mirë.

Empatia është një virtyt i rrallë, por njerëzit shumë të ndjeshëm duhet të jenë në gjendje të ndajnë ndjenjat e tyre nga ato përreth tyre dhe të pastrohen nga ndjenjat e jashtme kur ndjehen të mbingarkuar. Kristalet janë një mjet që mund të përdorin empatikët  për t’i ndihmuar ata të çlirohen nga emocionet negative të të tjerëve.

Këtu janë 3 kristale që çdo njeri empatikë duhet të zotërojë! Rose kuartz Ky kristal është simbol i dashurisë së pakushtëzuar dhe është i shkëlqyer për tokëzim. Ky kristal i bukur gjithashtu qetëson dhe shëron çakrën e zemrës. Të gjitha këto do të ndihmojnë që empatikët të largojnë ndjenjat negative përreth tyre.

Ametist Empatikët duhet të jenë në gjendje t’i besojnë intuitave të tyre. Kjo është mënyra se si ata të kuptojnë se cilat janë ndjenjat e tyre dhe cilat ndjenja vijnë nga burime të tjera. Ametisti ndihmon për të forcuar dhe mprehur intuitën e një empatiku. Kjo është arsyeja pse është një kristal kaq i rëndësishëm.

Malaçit Ky është guri i përsosur për të zhbllokuar emocionet në situatat stresuese. Nëse jeni nën një presion të madh emocional, malakiti mund të jetë kristali që ju nevojitet. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë ndjenjat negative që mund të mbani brenda.