Një vit pas ndarjes nga jeta të stilistit Karl Lagerfeld ka dalë në dritë emri i trashëgimtarit kryesor të pasurisë së tij prej 170 milionë eurosh.

Ai do jetë modeli Baptiste Giabiconi. Në një intervistë për programin francez Sept a Huit ka promovuar librin e tij Karl e moi që do dalë në shitje nga 27 shkurti.

Sipas tij janë 7 trashëgimtarë të pasurisë së stilistit që u nda nga jeta në 2019 ën, në moshën 86vjeçare. Baptiste nuk ka zbuluar shumën që i takon, por e sigurt është që tani është një 30 vjeçar shumë i pasur

Ka 7 trashëgimtarë që do marrin pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Edhe pse unë jam i pari, tha ai.

Një pjesë e pasurisë iu trashëgua dados së maces që do kujdeset deri në fund për të. Kurse emrat e tjerë modeli nuk i zbuloi.

Ai sigurisht që foli është për marrëdhënien 10 vjeçare me Karl duke mohuar edhe njëherë thashethemet se mes tyre kishte lidhje dashurie. Ai tha se lidhja e tyre ishte shumë e fortë si e një babai me birin e tij.

Ai donte të më mbronte dhe kështu më siguroi, ka thënë Baptiste që shtoi: Karl donte edhe të më birësonte. Ai gjithmonë më thoshte, nuk ka dashuri në jetë, ka vetëm prova dashurie.