Kroacia konfirmon rastin e parë me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri kroat, Andrei Plenkovíc, i cili njoftoi se i infektuar është një i ri nga Zagrebi.

Pacienti është në spitalin e Zagrebit duke u kuruar tek reparti i sëmundjeve infektive. Bëhet fjalë për një djal të ri, i cili është i izoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore për momentin tha kreu i qeverisë kroate, në një konferencë për shtyp.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros sqaroi më tej se pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 shkurti deri me 21 shkurt.

Dy shtetas serbë, anëtarë të ekuipazhit të anijes Diamond Princess që është bllokuar në Japoni, janë infektuar nga koronavirusi. Raportimi erdhi nga Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç.

Daçiç i tha Tanjug se dy nga njëmbëdhjetë shtetasit e tjerë serbë, anëtarët ekuipazhi të anijes së karantinuar në Yokohama të Japonisë, ishin testuar pozitivisht për koronavirusin.