Je mërzitur nga rutina e përditshme dhe do të largohesh nga gjithçka që të rrethon? Ka një zgjidhje për ty, të paktën për disa muaj. Do qëndrosh në një varkë luksoze, do paguhesh 1100 paund në muaj, për muajt e verës, ushqimi dhe akomodimi falas si dhe mund të marrësh me vete të dashurin ose mikun më të mirë.

Kompania e rekrutimit Silver Sean ka publikuar njoftimin, ku si punë do të kërkohet të lundrosh me varkë nëpër Francë dhe kur ka mysafirë të mënaxhosh eventet private apo darkat, mund të të duhet edhe të shërbesh si kamerier.

Në ditët kur nuk ka asnjë të ftuar, mund të bësh gjithçka që të pëlqen. Ky vend pune është vetëm për dy persona, të cilët kanë aftësi komunikimi.

Për më shumë mund të shihni kushtet në faqen zyrtare, por kompania e rekrutimit Silver Sëan Recruitment paralajmëron se ka shumë aplikantë.