Një qen në Teksas eci rreth 1 5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.

Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA ve u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan Daily Mail.

Ky djalë i lumtur hyri natyrshëm natën e kaluar në tavolinën e përparme të Departamentit të Policisë tha duke qeshur Departamenti i Policisë Odessa krahas imazheve që ata kapën gjatë vizitës së tij.

Rreshteri Rusty Martin tha Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ja hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë.

Policia e Odessa bëri shaka në Facebook Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh.

Më pas Departamenti mundi të gjejë pronarin e qenit, Alvaradon. Alvarado falenderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qendrojë në një vend të vetëm.

Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do tja dijë nëse unë shqetësohem për të , tha Alvarado për NewsWest 9.