Stiven Shala i riu nga Shkodra i cili po ecen mjaft mire ne europe duke perfaqesuar te rinjte e shqiperise ne forume te rendesishme dhe me impakt, po pergatitet per nje tjeter hap para .
Ai ka bere te ditur per miqte e tij se po hedh kandidaturen per perfaqesuesin rinor prane bordit drejtues se Zyres Rajonale per Bashkepunim Rinor. Me poshte statusi

Me shumë kënaqësi dua të ndaj me ju kandidaturën time për rolin e përfaqësuesit rinor pranë bordit drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (ZRBR).

ZRBR u krijua në vitin 2016 nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar bashkëpunimin në fushën e rinisë mes vendeve dhe tashmë po ndikon ndjeshëm në rritjen e lëvizshmërisë rajonale pikërisht për të nxitur frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Si përfaqësuesi rinor në bordin drejtues do angazhohem maksimalisht për të shtyrë përpara të gjitha qëllimet e Zyrës e për të sjellë një ndikim të prekshëm, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. ZRBR është një mekanizëm me shumë potencial, të cilin do synoj që ta përqëndroj në angazhimin dhe fuqizimin e rinisë shqiptare duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarinë aktive të të rinjve, si dhe duke mos lënë pas përshirjen sociale, edukimin cilësor dhe punësimin.

Votimi është i hapur deri në datën 27 Shkurt dhe të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë fokus rininë mund të votojnë.