Në Itali mesditën e sotme është shënuar edhe viktima e gjashtë.

Nga mediat e huaja është mësuar se viktima e gjashtë e shënuar mesditën e sotme ka pasur një sëmundje ekzistente më parë, dhe ndërkohë ishte e shtruar në spitalin e Brescias, ku ishte transferuar mbrëmjen e së dielës.

Gruaja që humbi jetën nga Koronavirusi sot një paciente e shtuar në spitalin onkologjik në shtetin italian që nuk i ka bërë ballë dot këtij virusi vdekjeprurës. Italia tashmë rendtet si vendi i tretë për numrin e të infektuarëve në të gjithë botën, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Kujtojmë që në Itali Koronavirusi është shfaqur prej të premtes që lamë pas,të shtunën ishin dy viktimat e para, një vdekje ndodhi dje, ndërsa deri tashmë kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë.