Mes miqesh dhe figurave te shquara ne Shkoder u be promovimi i botimit te atdhetarit Pjeter Logoreci. Fotoalbumi me foto të panjohuna nga arkivat austriake, që i përkasin viteve 1908 deri 1916

Rezultat i kërkimeve 6 vjeçare në Wien te Logorecit u mireprit me dashmamiresi , kureshtje dhe krenari nga shkodranet te cilet permes fotografive te shkrepura ne ate kohe nga nje grup gazetaresh lufte , njohen shkodren e atyre viteve, menyrat e jeteses ne kohe lufte por edhe arkitekturen e Idromenos , e cila sot ose eshte e demtuar ose e tjetersuar.

Logoreci prezantoi para publikut financuesin e ketij fotoalbumi, nje shkodran te mire te quajtur Edmond Jakaj me te cilin nuk kishte kurrefare njohje te meparsheme por ai pasi kishte degjuar ne TV per zbulimet e Logorecit dhe mungesen e financimit ishte shprehur i gatshem per mbeshtjetje.

Vete Jakaj tha se ia kishte borxh qytetit ku kishte lindur dhe jetuar deri moshen 20 vjeçare kete dhurate simbolike, duke treguar qe malli per Shkodren e shoqeron hap pas hapi. Ai nxiti dhe te tjere te financojne vepra te cilat promovojne Shkodren.

 

Histori Shkodrane ne Fotografi nga Pjeter Logoreci

Posted by EeTimes.al on Wednesday, February 19, 2020