Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. I njohur si deputeti që ka refuzuar pensionin për të hyrë në parlament dhe për të përfaqësuar pensionistët.

Në fjalën e tij në emision, Jenisheri ka deklaruar se kanë tentuar ta marrin peng kur ka vendosur të pranojë mandatin.

“Ishim në koalicion me PS, se ashtu vendosi kryesia. Mirëpo unë jam shkodran dhe kur je shkodran o duhet të jesh me PD, o ska. Më ushtronin presion, me futën fëmijët e policëve për të më vrarë. Nuk arritën të më vrisnin… tentojnë të më rrëmbejnë, nuk arrijnë të më rrëmbejnë. Më djegin shtëpinë, më shkatërrojnë biznesin, që unë të dorëzohesha, është shprehur ai.

I rritur jetim, ai e cilësoi marrjen e mandatit një moment të rendësishëm në jetën e tij. Selami Jenishehri mban rekordin si 77 vjeçari i parë në Kuvend dhe përfaqëson partinë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”