Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” ka komentuar zhvillimet në Konferencën e Donatorëve që u zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel.

Analisti Agron Gjekmarkaj kritikoi sjelljen e kryeministrit për të marrë gratet, ndërsa Rama u “justifikua” me faktin se në jetën e tij nuk i kishte kërkuar askujt ndihmë por për Shqipërinë do ta bënte.

Unë vetë sja kam shtruar dorën ndokujt për shqipërinë jam gati të vishem me lecka po të jetë nevoja dhe s’kam asnjë problem me këtë. Është e sigurtë që Shqipëria sot ka një mundësi fantastike. Shqipëria ka qënë një vend që refuzonte çdo borxh, quhej Republika Popullore e Shqipërisë, por sot ai vend nuk ekziston më tha Rama.

Dje Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.