Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Në seancën e sotme, Komisioneri ka parashtruar konkluzionet përfundimtare, ku theksin e vendos tek mos justifikimi i pasurisë.

“Për pasurinë ka mungesa të arsyeshme për ta justifikuar. Ka kryer deklarim të pa saktë dhe ka burime të pamjaftueshme. Për banesën në Paskuqan nuk ka provuar vlerën e saktë të investuar. Për pasurinë garazh dhe makine nuk ka deklaruar burimin e krijimit të tyre dhe ka kryer deklarim të pasaktë. Për aftësitë profesionale, KP çmon se konfirmimi në detyrë është marrë në vendim të gabuar të ligjit. Kërkojmë shkarkimin nga detyra të besnik canit pasi nuk ka burime të ligjshme të krijimit të pasurisë mësohet të ketë thënë Komisioneri.

Megjithatë, Cani pretendon se ai nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë si anëtarët e tjerë të KLP, duke thënë se i ka të deklaruara pasuritë dhe se largimi i tij nga radhët e drejtësisë ku ka kontribuuar 26 vite është i padrejtë.

“Për shumën prej 6 mijë euro kam dokument që janë marrë nga baxhanaku. Kam 26 vite eksperiencë në organet e drejtësisë. Një pjesë e pasurisë si tokë, automjet dhe garazh janë përfituar nga kredi e cila vazhdon akoma të shlyhet. Gjykimi ndaj meje nuk po kryehet i barabartë ashtu si më anëtarët e tjerë të KLP. Kerkoj respektim të të njëjtave të drejta si anëtarëve të tjerë. Nuk është i drejtë largimi im nga radhët e drejtësisë pasi kam 26 vite që kontribuoj, pasi kemi luftuar çdo ditë më kr imin e organizuar mësohet të ketë thënë Cani.Vendimi final do të jepet me datë 27 shkurt.