Në fund të dhjetorit në media u përfol se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë përfshirë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58-të të këngës në RTSH.

Pas finales, në media u raportua se kishte një përçarje të dyshes së famshme, të cilat që prej asaj kohe nuk u shfaqën publikisht.

Mirëpo, duket se Alketa dhe Vera ruajnë të njëjta raporte të ngrohta miqësie dhe këtë e ka bërë të ditur regjisorja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku vlerëson moderatoren për sukseset e saj.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund! shkruan Vera.