Kjo është mjekja shqiptare që po bën xhiron e mediave italiane si një model suksesi.

Artes Memelli, lindur në Shkodër, ndoqi studimet në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë, para se të transferohej në Itali dhe të bëhej koordinatore e mjekëve të rinj në Shoqatën e Mjekevë të Huaj.

Memelli është specializuar në mjekësinë e urgjencës dhe është mësuar të jetë në pararojë jo vetëm në punë, por edhe në betejën për të drejtat e mjekëve të huaj në Itali.