Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në një banesë në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku shpërthimi i një bombule gazi i ka marrë jetën 3 personave.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga shpërthimi, ka edhe një person të plagosur në gjendje të rëndë për jetën.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se një helikopter është nisur për të dërguar të plagosurin në spital. Por ndërkohë në afër është që i plagosuri të transportohet në Maqedoni për shkak të afërsisë.