Një 62-vjeçar ka pësuar djegie të rëndë dhe është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, pasi i shpërtheu në flakë bombola e gazit.

Sipas policisë mbrëmjen e sotme rreth orës 20 30 në fshatin Stajke nga pakujdesia ka marrë flakë bombola e gazit në banesën e 62 vjeçarit.

Në përpjekje për të shuar zjarrin 62 vjeçari me inicialet F L ka pësuar djegie të rënda dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.