Aktorja e modertorja e njohur, Rudina Dembacaj, është duke jetuar një histori dashurie me ish-deputetin, Mark Frroku.

Ajo ka rreth dy muaj që ka bërë publike lidhjen dhe që atëherë nuk kanë munguar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqen të dy bashkë.

E ditën e sotme që është Shën Valentini, nuk mund mungonte një urim nga ana e saj në rrjetet sociale. Rudina ka publikuar një foto ku ka mbështetur kokën tek shpatullat e ish-deputetit dhe në të shkruan “Gëzuar Shën Valentinin”

Ndërkohë Dembacaj ka zbuluar edhe dhuratën që ka marrë në ditën e të dashuruarve. Në një postim në “Instastory” ajo ka reguar çelësat e një shtëpie dhe shkruan: “Dhurata e Shën Valentinit”

Por e gjitha është një shaka, pasi në një tjetër postim ajo shkruan: “Kopja e çelësit të shtëpisë së motrës, se gjithmonë harron dhe ngelet jashtë”

Kujtojmë se nga martesa e parë me Aleksandër Varfajn, Rudina ka një vajza të quajtur Viktoria.