Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur në telefonin e tij, nga persona të panjohur. I ftuar në studion e “Opinion” teksa po pyeste kryeministrin Edi Rama për krimin e organizuar, Hoxha nxorri mesazhet dhe tregoi se si e ndiqnin gjithë kohës.

Hoxha: E fundit, krimi i organizuar sot ëështë ai që ty ta kanë sekuestruar e ta kanë marrë në mes të ditës Jani Prengën dhe nuk e gjejmë dot.

Rama: E vërtetë është Ti vazhdo kërkoje

Hoxha: Dhe tjetra….Më kanë ardhur disa mesazhe. Më kanë fotografuar ku kisha lëvizur gjatë gjithë ditë. Ky është krimi i organizuar. Jo ata, me ata ka mbaruar puna. Krimi i organizuar është ky që ka rreshtuar kufomat. 16 të zhdukur në Vlorë.

Rama: Edhe çfarë, çfarë thotë ai

Hoxha: Krimi i organizuar e ka buxhetin më të madh se ty e se ministria jote e Brendshme

Rama: U çove dhe more kot aty