Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko është shprehur se ‘zërat’ lart e poshtë që qarkulluan pak kohë më parë në lidhje me një video kompromentuese që mund të kishte Kuko me ambasadorin Luigi Soreca, janë goditje ‘nën brez. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”

Kuko është shprehur se këto gjëra dalin në momentin kur dikush nuk mund ta mundë kundërshtarin me argumenta.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes, u shpreh Romina Kuko.