Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht pas përplasjes me armë në lagjen Parrucë, ku mbeti i plagosur një person. Në një reagim paraprak, Policia bën me dije se nuk ka të lënduar por po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 14 00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet. Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit” shkruan Policia.