Mes emrave të njohur të kinemasë dhe industrisë së filmit gjatë ndarjes së çmimeve Oskar ishte dhe një artiste me origjinë shqiptare. Ajo quhet Liria Prishtina, e cila ishte pjesë e ekipit fitues të Çmimit Oscar për kostumografinë në filmin “Little Ëomen” Lajmi është bërë i ditur nga babai i artistes, Fisnik Prishtina, një biznesmen i suksesshëm në Toronto.

Ai me krenari njoftonte në ‘Facebook’ se modelimet e të bijës ndihmuan ekipin të fitonin Oscar për kostumet.

“Dizajnet e vajzës sime ndihmuan ekipin e saj të fitojë Oskar sonte për kostume (nëse më pyet mua, ishte e gjitha vajza ime me filmin 2019, “Little Women” kush do të thotë mashallah Zoti e bekoftë Dizajnet e saj janë gjithmonë elegante” tha ai.

Liria ka studiuar në Londër. Pas kolegjit Camberwell ajo ndoqi shkollën e modës, ndërsa sot ka një karrierë të suksesshme.