Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbahet në Shkodër në fund të marsit tha kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me kreun e ri të qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

“Kemi rënë dakort të nisim përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive që do mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty dakortësuam për Shkodrën por një vakum mes dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive por hapësirat mes dy mbledhjeve do vendosin një funksion një komision jo shtetëror të përbërë nga ministra të komisioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat dhe për ti adresuar mbledhjeve të qeverive në funksion të arritjeve”.