Më datë 11.02.2020 rreth orës 07 10, në lagjen Salo Halili Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D 13 vjeçe.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.