Statistikat e sondazheve të Wiwibloggs nxjerrin pretendente kryesore për të fituar Eurovizionin, Arilena Arën.

Që nga e hëna e kaluar njerëzit kanë votuar online dhe janë mbledhur gjithsej 7604 vota nga ku më shumë se gjysma, 4603 pra 60.53% janë për Arilenën. Atë e ndjek pas Spanja dhe Republika Çeke.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, Jonida Maliqi ishte e preferuara e publikut në votim online, por që gjatë festivalit dhe votimit edhe të shteteve, situata ndryshoi jo në favorin e saj.

Rezultatet online që e nxjerrin Shqipërinë gjithmonë të parën mund të lidhen edhe me patriotizmin dhe faktin që shqiptarët kudo që ndodhin i kushtojnë rëndësi, më shumëse shtetet e tjera dhe hyjnë për të votuar.