Eldorjan Hamiti dhe pesë gjyqtarët e sfidës së djeshme ia ka dalë më së miri të menaxhojë një ndeshje me ritëm të lartë. Nga 90-minutëshi, janë vetëm dy raste për t’u shënuar. Minuta e 71: Pas i gjatë i Gilman Likës te Zhunior.

Ky i fundit ia kalon topin Zogajt. Për anësorin është pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se vendimi është i drejtë, pasi Zogaj në momentin e marrjes së topit është në pozicion të parregullt. Minuta e 76-të: Vllaznia kërkon penallti për një përplasje mes Muçës dhe Zhunior, por për Hamitin i ndodhur një hap larg nuk është penallti.

Mund të ketë ekstremet e një 11-metërshi. Rast që ha diskutim, sepse Muça nuk interesohet për topin, por i vë duart Zhuniorit për ta ndaluar. Pamjet janë të qarta, është penallti për Vllazninë.