Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në Festivalin e 70 të “Sanremos” në Itali. Vejsiu ka dhënë një intervistë për “Un Giorno da Pecora” në Rai Radio1, ku edhe ka folur për pjesëmarrjen e saj në skenën e Ariston.

Alketa është shprehur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ende nuk e ka uruar për punën e bërë mbrëmjen e djeshme, mirëpo ajo është shpresëplotë se do ta bëjë së shpejti.

“Kryeministri shqiptar? Nuk më ka telefonuar ende për të më komplimentuar. Besoj se do e bëjë nesër. Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka” është shprehur Alketa.

Edhe pse ende nuk kanë kaluar më shumë se 24 orë nga moderimi i saj në festivalin më të njohur të Italisë, Vejsiu duket se po i shijon frytet e famës së tij. Impaktin ajo e ka parë në numrin e shtuar të ndjekësve në rrjetet e saj sociale.

“Më shtohen pothuajse dy mijë në orë” ka thënë ajo.

Më tej Alketa ka thënë se ndër politikanët italianë që ndjek në Instagram është Silvio Berlusconi.

“Unë e ndjek atë jo si politikan, por si sipërmarrës, si themelues i Mediaset. Nuk e njihja kurrë, por tek e fundit pse të mos e njoh?”, është shprehur me tej Alketa, e cila duket se ëshët ende “e dehur” nga gëzimi.