Unioni i Gazetarëve, dega Shkodër ka zhvilluar edicionin e katërt të çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët ndërkohë që është festuar edhe 90-vjetori i lindjes të babait të gazetarisë shqiptare, profesorit të nderuar Hamit Boriçi i cili ishte i pranishëm në sallën e këshillit bashkiak ku u zhvillua aktiviteti. Bashkia Shkodër i dha një çmim mirënjohjeje profesor Hamit Boriçit që njëkohësh është edhe autor i shumë librave për median.

Kreu i unionit të gazetarëve shqiptar Aleksandër Çipa vlerësoi aktivitetin e organizuar nga unioni i Shkodrës

Çmimet u hapën me një mirënjohje për të ndjerin Skënder Drini, drejtori i parë i televizionit lokal Shkodra Tv1. Këtë vit çmimet “Hamit Boriçi” kanë patur një të veçantë sepse janë vlerësuar të gjithë televizionet e qarkut Shkodër. Star Plus ndonëse një media e re në treg u vlerësua për nivelin e lartë dhe profesionalizmit

Ndërkohë janë vlerësuar me çmimin e mirënjohjes edhe televizionet lokale TV1 Channel, Tv Rozafa, Anetan TV, Tv Kopliku, Tv Puka dhe Blue Sky. Po ashtu janë vlerësuar me mirënjohje edhe gazetarët që kanë kontribuar në këto 30 vite si dhe gazetarët që kanë spikatur gjatë 2019-ës. Çmim mirënjohjeje morën Esmeralda Koçi Delija, Meri Fanko, Valbona Karakaçi, Rezarta Draçini, Jetmir Shpuza, Erzen Koperaj,

Elinda Ramadani, Arben Kopliku, Blerti Delija, Brunilda Dibra, Eliona Shkreli, Arben Lagreta, Ridvan Dibra, Kujtim Draçini, Bashkim Ramekaj. Pavarësisht se nuk ishin prezent u vlerësuan edhe Taulant Kopliku, Rudina Llazari, Vasel Gilaj, Kolë Vasili, Rifat Ymeri, Anita Hoxha, Doriana Metollari, Besi Bekteshi dhe Virtyt Omari. Më pas janë vlerësuar edhe gazetarët për vitin 2019 si Brilant Boksi, Mirsad Rakaj, Linda Doda Kavaja, Merisa Gjoni Nikshiqi dhe Klodian Zhivani.