Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Memaliaj-Krahës.

Sipas raportimeve, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë 2 km larg nga Memaliaj, pranë fshatit Mogila.

Po ashtu mësohet se nga aksidenti kanë humbur dy mësues, që ktheheshin nga shkolla ku jepnin mësim në Krahës./ Opinion.al