Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat e FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Lezhës dhe në rrethina duke rrethuar zonën në kuadër të një operacioni për arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Efektivët kanë kontrolluar disa banesa dhe lokale, ndërsa raportohet për disa të shoqëruar. Operacioni vijon në qytetin e Lezhës