Prej ditësh, operacioni Forca e Ligjit, i njohur si paketa “Anti-KÇK”, ka tërhequr vëmendjen e gjerë publike, për shkak të efektivëve me armë të rënda dhe maska të zeza, që duket sikur po tmerrojnë “kokat” e krimit.

Dhe në fakt nuk është vetëm aksioni i “Anti-KÇK, që po tërheq vëmendje, por më shumë bujë po bën efektivja bukuroshe, që është përzgjedhur për të përcjellë mesazhet e “Forcës së Ligjit”, pas çdo operacioni. Biondja bukuroshe po “çmend” rrjetin, teksa shfaqet me uniformë zyrtare të policisë dhe me një palë syze dielli, kur iu drejtohet me mesazhin e fortë kriminelëve.

“News24” zbuloi sot se bëhej fjalë për efektiven Eljes Breca, e diplomuar për psikologji në Firence dhe ka rreth një vit që është pjesë e PR të OFL-së. E ndërsa jepte lajmin në “News24”, spikeri Edvin Parruca tërhoqi vëmendje me prezantimin që i bëri të resë, teksa jo vetëm i dha një ton zërit të tij, por hoqi edhe syzet me habi, duke ironizuar kështu aksionet e OFL.