Pak ditë më parë familja e Tano Banushit i dhuroi të gjithë arkivën e mbledhur me shumë mund nga vetë ai. Në një aktivitet në hollin e teatrit ne 93 vjetorin e “Migjeni” ne 93 vjetorin e lindjes se tij u përkujtua një prej themeluesve të humorit shqiptar si Tano Banushi.

Djali i Tano Banushit, Mojs Banushi tregon për arkivën e dhuruar që e mbante babai i tij. Tano Banushi mbetet një korife i humorit dhe artit shqiptar. Një artist shumëdimensional dhe i papërsëritshëm qoftë me rolet por edhe tekstet e shkruara nga ana e tij. Një emër, kolos i artit që i mungon sëtepërmi skenës shqiptare.

Tano Banushi u nda nga jeta në 7 gusht të vitit 1993, vitet e para të tranzicionit politik dhe për shkak se konsiderohej si mbështetës i regjimit monist nuk u lejua që homazhet ti bëhen në teatrin “Migjeni” edhe pse në fakt vite më parë ishte përjashtuar nga partia e punës. Artistët që punuan me të e quajnë një poshtërsi atë që ndodhi.