Forcat e Operacionit Forca e Ligjit kanë publikuar pamjet nga aksioni në Shkodër, ku edhe i janë sekuestruar pronat

Siç duket nga pamjet, edhe pse aksioni është ndërmarrë kryesisht në disa prej fshatrave të sotëm, luksi është për t’u pasur zili edhe nga milionerët më në zë të biznesit. Vilat që nuk janë më pak se dy katëshe rrethohen nga pemë super të gjata që nuk lënë as dritën e diellit që të “spiunojë” se ç’ndodh brenda gardhit të të tyre.

Gardhet bashkohen nga dyer gjigande druri, madje në një prej banesave është vendosur edhe një statujë e Shën Mërisë, si simbol i besimit të tyre katolik.

Teksa efektivët, të mbuluar me uniformat e tyre të zeza dhe më kallashë kontrollojnë banesën, përballen me rezistencën e dy prej koneve të vogla, të cilat lehin pranë të zonjës së tyre, e cila shikon me kuriozitet nga ballkoni aksionin. Sigurisht që vilat superluksoze nuk janë burg, ato janë pajisur edhe me të gjitha gjërat e nevojshme për të organizuar festa.

Vihet re një zgarë dhe frigorifer pranë pishinës, ku mesa duket organizohen festat. Pranë pishinës është një park lojrash për fëmijë, disa shezlone. Madje një pjesë e pishinës është e ndërtuar vetëm për fëmijë. Nëse kjo nuk është një jetë luksi, atëherë çfarë është? Presim se si do ta justifikojnë pasurinë

KLIPI OK

4 shkurt, OFLNjë vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme: 1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.2. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ; • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. 3. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; • 3 automjete • 1 motor. 4. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë; • Një automjet;5. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. 6. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;• Një automjet;Operacioni vijon.

Posted by Policia e Shtetit on Tuesday, February 4, 2020