Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e pasdites priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë pas mesnate (gjate orëve 23:00-03:00).

Për shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!
Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobta dhe mesatare. Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në-6C në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulta e bregdetare.