Në replikë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetja e opozitës në parlament Rudina Hajdari u shpreh se nëse vërtet maxhoranca kërkon të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar le ta nisë nga deputetët në sallë, të cilët sipas saj nuk e justifikojnë pasurinë e tyre

Realisht nuk e di kush ju ka ndaluar deri më sot të luftoni krimin e organizuar, që sot erdhën dhe e pompuat me këtë akt normativ. Ai ligj është parë e riparë që kur u prezantua nga kryeministri, pasi  ishte antikushtetues, ishte gati të luftonte cdo kënd për të mbrojtur disa persona të caktuar

Ju e dini shumë mirë kush janë ata që nuk e justifikojnë pasurinë. Më thoni e justifikojnë Pse nuk flisni. Nëse vërtet doni të luftoni krimin , të coni para Shqipërinë, të hapni negociatat, pse nuk filloni me këta njerëz që kanë vendosur pasuri të jashtëzakonshme. Ne kemi diferencë shumë të madhe me ju, skemi nevojë të na jepni ju mend tha Hajdari