Policia ka publikuar fotot e dy personave te tjere te shpallur ne kerkim, te cilet cilesohen si persona me rre.zikshmeri te larte..

I dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli- Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vd.ekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me bu.rgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “V.rasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”

I dënuari me burg përjetë Fran Prendi- Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit” Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vra.rë për motive të dobëta shtetasin H. B

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vr.asja me dashje, për motive të dobëta”